Situata epidemiologjike në Evropë vazhdon të jetë jashtëzakonisht e rënduar, tha sot zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas.
“Në çdo rast, është e domosdoshme në nivel kombëtar që të mos ketë lehtësim të masave mbrojtëse kundër COVID-19 gjatë pushimeve të Krishtlindjeve”, theksoi ai.
Zëdhënësi sqaroi se të dhënat epidemiologjike në Greqi po lëvizin ngadalë, por në mënyrë të qëndrueshme në drejtimin e dëshiruar.
Pavarësisht kësaj, Petsas paralajmëroi se, në nivel lokal, duke u bazuar në të dhënat epidemiologjike situata në Kozani dhe në zonat e Atikës Perëndimore është shqetësuese./ATSh/
Ngritet aktakuzë kundër pesë të pandehurve për Krime Lufte n...
Sonte një prime i zjarrtë, kush do të largohet e kush do të ...
Yamal: Gjithçka ndryshoi në Kampionatin Evropian
Kosovari dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani, goditi...
ATK: Të hyrat tatimore mbi 90 milionë euro më shumë këtë vit
Policia e Kosovës shpërndau dhurata për fëmijët edhe në Gjil...