Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov, të shtunën, më 16 shkurt, ka qëndruar në qytetin e Manastirit në Maqedoninë e Veriut, nga ku ka theksuar nevojën për raportet të mira ndër fqinjësore, jo vetëm mes këtyre dy shteteve, por edhe më gjerë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Duke folur për kontestin mes dy vendeve që ka të bëjë me të kaluarën historike si dhe me respektimin e të drejtave të pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut, Petkov tha se dy qeveritë po punojnë në mënyrë intensive për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme.
Arritja e një zgjidhjeje do të mundësohet heqjen e vetos bullgare për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit evropian të Maqedonisë së Veriut, veto që është vendosur në nëntor të vitit 2020.
“Nëse nuk kemi paqe dhe stabilitet në Ballkan dhe nëse nuk mund të heqim kufijtë, nëse bizneset nuk mund të punojnë në të dyja anët, nëse njerëzit nuk mund të kenë një vizion të përgjithshëm se së bashku mund të bëjnë më shumë, ne nuk do të arrijmë asgjë”, deklaroi Petkov, pas hapjes së Qendrës kulturore bullgare në qytetin e Manastirit.
Por, Petkov ka mohuar që për momentin të ketë ndonjë draft-marrëveshje, siç kishte deklaruar shefi i diplomacisë maqedonase, Bujar Osmani, i cili të mërkurën më 13 prill tha se Maqedonia e Veriut pajtohet me një dokument për zgjidhjen e kontestit dhe se pret përgjigje nga pala bullgare, por pa dhënë detaje se për çfarë propozimi bëhet fjalë.
Prononcimet e tilla kishin bërë që kryeministri bullgar Petkov të kërcënohet nga partitë e koalicionit me largim nga Qeveria bullgare nëse ai arrin ndonjë marrëveshje pa pëlqimin e gjitha partive.
Në këtë kuadër, ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Teodora Gençovska, që e partitë së Slavi Trifunovit, “Ka një popull të tillë”, ka deklaruar nuk është optimiste për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut gjatë kryesimit të Presidencës së Bashkimit Evropian nga Franca.
Të enjten, më 14 prill, në një seancë të mbyllur në Kuvendin bullgar, Gençovska ka theksuar se nuk ka kurrfarë përparimi për çështjet e hapura politike. Shefja e diplomacisë bullgare ka thënë tashmë nuk ka kohë që deri në fund të qershorit të hapet Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut për përfshirjen e bullgarëve në të, si popull shtetformues të Maqedonisë së Veriut.
“Nëse e shohim realisht deri në fund të kryesimit francez me Këshillin e Evropës, dyshoj se kolegët e mi nga Maqedonia e Veriut do të mund ta hapin Kushtetutën dhe ta mbyllin këtë proces”, ka deklaruar Gençovska.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Bullgarisë në janar kishin formuar grupe punë me synimin që deri në qershor të vendosin bashkëpunim në të gjitha sferat, përskaj atyre historike, me çka edhe do të kapërcenin dallimet për zhbllokimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut./REL/
OKB thirrje urgjente për ndihma në spitalet në veri të Gazës
Të dhënat e fundit, kjo është situata nëpër pikat kufitare
Një drerë në shtëpi, Gjesti e Leo i hipin përmbi
Parashikimi i motit në Shqipëri
Man United i gatshëm të paguajë 180 milionë euro për tre loj...
Ganimete Musliu sot mban konferencë, s’tregon arsyen