Më shumë se 160 mijë njerëz kanë nënshkruar një peticion online kundër gruas së Presidentit francez, Emmanuel Macron.
Peticioni në change.org ka nisur dy javë më parë, përmes të cilit kërkohet që asnjë para publike të mos ndahet për rolin e Zonjës e Parë, transmeton portali arbresh.info
“Brigitte Macron aktualisht ka një ekip prej dy apo tre ndihmësish, si dhe dy sekretarë dhe dy agjentë të sigurisë. Kjo është e mjaftueshme”, thotë peticioni i cili ka mbledhur rreth 160 mijë nënshkrime.
Macron ka premtuar të krijojë një pozicion për gruan e tij 64-vjeçare në mënyrë që të aqarojë statusin e saj, por premtoi se ajo nuk do të paguhet nga fondet publike.
Kundërshtarët e ekstremit të majtë të Macron në parlament kanë protestuar kundër planit në një kohë kur qeveria po zvogëlon buxhetin dhe po bëhet gati të miratojë një ligj të ri për të parandaluar deputetët për punësimin e anëtarëve të familjes si asistentë./Arbresh.info
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...