Kremlini tha sot se nuk i pëlqente mënyra se si u përdor emri i Vladimir Putinit në debatin e parë midis Kamala Harris dhe Donald Trump dhe u bëri thirrje atyre që të ndalojnë përfshirjen e tij në betejën e tyre politike.
Zëdhënësi i Presidentit Putin, Dmitry Peskov, i bëri komentet një javë pasi shefi i Kremlinit tha me shaka se ai preferonte Harrisin në vend të Trump, duke bërë që Shtëpia e Bardhë të thoshte se Putini duhet të ndalojë së komentuari për zgjedhjet amerikane në nëntor.
Peskov u tha gazetarëve se Kremlini nuk e ka ndjekur drejtpërdrejt, por është informuar nga burime të lajmeve
“Sigurisht, kemi vënë re që të dy kandidatët e kanë përmendur presidentin tonë, kanë përmendur vendin tonë.
Natyrisht, qëndrimi është absolutisht i qartë, Shtetet e Bashkuara, në tërësi, pavarësisht se nga cila parti vijnë kandidatët, mbajnë një qëndrim negativ, një qëndrim jomiqësor ndaj vendit tonë”, tha ai.
“Emri i Putinit po përdoret si një nga mjetet në betejën e brendshme politike në SHBA. Ne me të vërtetë nuk na pëlqen kjo dhe shpresojmë që të mos përdorin më emrin e presidentit tonë”./abcnews.al
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin