Zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin, tha se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara nuk mund të përkeqësohen më, por sugjeroi se edhe perspektivat për përmirësimin e tyre janë të vështira.
Dmitry Peskov i bëri këto komente pas zgjedhjeve për Kongres në SHBA, ku Partia Demokrate fitoi shumicën e ulëseve në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa Partia Republikane e presidentit Donald Trump ruajti shumicën në Senat.
“Gjithçka është e vështirë”, tha Peskov pasi u pyet nga gazetarët nëse rezultati i zgjedhjeve të 6 nëntorit në SHBA mund t’i komplikojë marrëdhëniet e Moskës me Uashingtonin.
Peskov nuk parashikoi se marrëdhëniet do të përkeqësohen më tej, por tha se “mund të sugjerohet me një siguri të lartë se perspektivat rozë për normalizimin e marrëdhënieve ruso-amerikane, nuk janë të dukshme në horizont”.
“Ka shumë çështje që kërkojnë komunikim ruso-amerikan – çështjet e stabilitetit strategjik dhe kontrollit të armëve. Këto çështje nuk do të zhduken vetvetiu, pa komunikim”, tha Peskov.
Marrëdhëniet SHBA-Rusi janë tensionuar prejse Moska ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014. Uashingtoni po ashtu dyshon se hakerët rusë kanë ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2016.
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...