Një burrë ka vdekur pasi u sulmua nga peshkaqeni në pjesën jugperëndimore të Australisë.
Besohet se viktima u kafshua nga një peshkaqen i bardhë afër ishullit Cull, i cili shtrihet afër qytezës Esperance.
Sulmi ndodhi në kohën kur burri ishte duke u zhytur, rreth orës 1 të së dielës.
Policia detare ende është duke e kërkuar trupin e tij. Nuk dihet nëse burri ishte banor lokal apo turist.
Një grua që ndodhej në barkë pranë vendit ku ndodhi sulmi është duke u trajtuar në spital për shok.
Australia njihet për rastet e shumta të sulmeve të peshkaqenëve kundër njerëzve.
Ky ishte rasti i dytë fatal në këtë rajon për më pak se tre vjet, ndërsa në rajone të tjera ka pasur edhe sulme të tjera fatale nga peshkaqenët, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi