Një djalë 23-vjeçar ka vdekur pasi është kafshuar nga një peshkaqen në Great Barrier Reef të Australisë.
Ai ishte duke punuar në një ishull me një ekip prej katër personave dhe u sulmua nga peshkaqeni në kohën kur ata u futën në ujë për të notuar afër barkës së tyre.
Zyrtari policor, Tony Anderson, tha se viktima ishte duke notuar në drejtim të barkës kur u kafshua nga peshkaqeni dhe pësoi plagë të rënda.
Personi i sulmuar nga peshkaqeni u dërgua në spitalin “Gladstone” në gjendje kritike, por vdiq pas pak orëve, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.
“Katër persona po notonin afër barkës së tyre për t’u freskuar pas një dite pune. Personi i sulmuar ishte i fundit që mbeti në ujë dhe ishte afër barkës kur u sulmua nga peshkaqeni”, tha Anderson.
Rastet e tilla janë mjaft të shpeshta në Australi. Ky është incidenti i tretë i sulmit të peshkaqenit në këtë zonë vetëm gjatë tre muajve të fundit.
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...