Pesëmbëdhjetë vende kanë formuar bllokun më të madh tregtar në botë, duke mbuluar gati një të tretën e ekonomisë globale. Partneriteti Ekonomik Gjithëpërfshirës Rajonal (RCEP) përbëhet nga 10 vende të Azisë Juglindore, si dhe Koreja e Jugut, Kina, Japonia, Australia dhe Zelanda e Re.
Pakti shihet si një zgjerim i ndikimit të Kinës në rajon.
Marrëveshja përjashton Shtetet e Bashkuara, e cila u tërhoq nga një pakt rival tregtar Azi-Paqësor më 2017. Presidenti amerikan, Donald Trump tërhoqi vendin e tij nga Partneriteti Trans-Paqësor (TPP) menjëherë pasi mori detyrën.
Marrëveshja do të përfshinte 12 vende dhe u mbështet nga paraardhësi i tij, Barack Obama, si një mënyrë për të kundërshtuar ndikimin e Kinës në rajon.
Negociatat mbi RCEP filluan më 2012. Marrëveshja u nënshkrua të dielën në kuadër të një samiti të organizuar nga Vietnami.
“Unë jam i kënaqur të them se pas tetë vjet pune të vështirë, që nga sot, ne kemi sjellë zyrtarisht negociatat RCEP në një përfundim“, tha kryeministri i Vietnamit Nguyen Xuan Phuc.
Pastaj, zyrtarët me radhë nënshkruanin kopjet e marrëveshjes dhe i tregonin ato në kamera në samitin virtual. Udhëheqësit shpresojnë se marrëveshja do të ndihmojë në nxitjen e rimëkëmbjes nga pandemia e koronavirusit.
“Nën rrethanat aktuale globale, fakti që RCEP është nënshkruar pas tetë vjet negociatash sjell një rreze drite dhe shprese”, tha kryeministri kinez, Li Keqiang. Ai e përshkroi marrëveshjen si “një fitore të multilateralizmit dhe tregtisë së lirë”.
India ishte gjithashtu pjesë e negociatave, por ajo u tërhoq vitin e kaluar për shkak të shqetësimeve se tarifat më të ulëta mund të dëmtonin prodhuesit vendas.
Nesër fillon mësimi gjithë-ditor në shkollën “Xhemail Mustaf...
Për dy vite 251 ushtarë janë dorëhequr nga FSK-ja, Ministria...
E bukur si në përralla, Alba Vukaj shkëlqen në imazhet e fun...
E djathta ekstreme fiton zgjedhjet në Austri për herë të par...
“Diaspora do të na përgjigjet pozitivisht”, Spiropali: Vetëm...
Tensionet e Vuçiqit në New York: 7 ditë luftë, pata biseda t...