Përderisa vdekjet e shkaktuara nga koronavirusi në mbarë botën vazhdojnë të rriten, Programi Botëror i Ushqimit (ËFP) ka paralajmëruar se bota përballet me një “pandemi të urisë” të mundshme pasi numri i njerëzve që kanë më shumë nevojë për ushqim mund të dyfishohet pothuajse këtë vit.
Në fund të viti 2019, 135 milionë njerëz po jetonin me ‘urinë akute’, ndërkaq me vendosjen e izolimit për shkak të Covid-19, ky numër ka gjasa të rritet në 265 milionë, transmeton portal arbresh.info
Vendet më të rrezikuara nga uria janë:
Jemen
Edhe para fillimit të luftës, Jemeni ishte vendi më i varfër në botën arabe. Por meqenëse një koalicion i udhëhequr nga Sauditë ndërhyri në konfliktin kundër rebelëve Houthi të Jemenit në vitin 2015, situata humanitare e vendit është përkeqësuar akoma më tej.
“Ndërsa konfliktet bëhet më të gjata, gjithnjë e më shumë njerëz bëhen të prekshëm”, tha Drejtori i Divizionit të Kërkimit, Vlerësimit dhe Monitorimit, Arif Husain, për BBC. “Në vitin 2016, ne kemi ndihmuar tre ose katër milionë njerëz. Sot numri është 12 milion”.
Për t’i bërë gjërat më keq, ËFP tha se ndihmat do të përgjysmohen në zonat e kontrolluara nga Houthi, pasi ishin ngrerë shqetësime se rebelët po pengonin shpërndarjen e ndihmave.
Jemeni raportoi rastin e parë të konfirmuar me koronavirus në fillim të këtij muaji dhe sëmundja e re mund të rrëzojë shumë shpejt sistemet shëndetësore të dobësuara në vend.
Republika Demokratike e Kongos (DRC)
Pas më shumë se një çerek shekulli të konfliktit të armatosur në pjesë të vendit, DRC është kriza e dytë më e madhe në botë e urisë, sipas WFP.
Më shumë se 15% e popullsisë klasifikohen që jetojnë në zona plotësisht të varura nga ndihmat. Pothujase 2 miliardë dollar janë të nevojshme për të siguruar furnizim me ushqim për këtë popullsi vetëm në tre muajt e ardhshëm, tha Husain.
“Ata ishin njerëzit më të prekur dhe tani kanë edhe shumë probleme”, tha ai.
Në Sudan gjithashtu janë 5 milionë njerëz të zhvendosur brenda vitit dhe mbi gjysmë milionë refugjatë që kanë ikur nëpër vendet fqinje, transmeton portal arbresh.info
Përveç rrezikut të ngritur me të cilin përballet kushdo që jeton në zonat e luftës, njerëzit e zhvendosur janë edhe më të prekshëm gjatë shpërthimit të koronavirusit sepse shpesh u mungojnë ambientet themelore të higjienës të nevojshme për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së sëmundjes.
Venezuela
Për dallim nga vendet tjera të listës, uria në Venezuelë nuk është shkaktuar nga konfliktet ose faktorët mjedisorë, por nga vështirësitë ekonomike.
Edhe pse Venezuela ka rezervat më të mëdha të naftës në botë, hiperinflacioni në vend arriti në 200% në janar të vitit të kaluar, duke lënë një të tretën e njerëzve të saj në nevojë për ndihma elementare.
Vështirësitë janë shtuar nga një eksod masiv i punonjësve shëndetësorë, sipas ËFP.
Dhe problemet nuk mbarojnë këtu – rreth 4.8 milion njerëz (ose 15% të popullsisë) janë larguar nga Venezuela vitet e fundit, dhe qindra mijëra nga këta migrantë po përballen me pasiguri ushqimore në vendet fqinje.
Sudani Jugor
Vendi më i ri në botë, fitoi pavarësinë nga fqinji i saj verior, në viti 2011. Qëllimi ishte që të shënohej një fund i luftës civile, por vetëm pas dy vjetësh vendi zbriti në konflikt të dhunshëm.
ËFP paralajmëron se uria dhe kequshqyerja në Sudanin e Jugut janë në nivelet më ekstreme që nga viti 2011, me gati 60% të popullsisë që përpiqen të gjejnë ushqim çdo ditë, transmeton portal arbresh.info
Për të përkeqësuar situatën, në fillim të këtij vitit të lashtat u shkatërruan nga karkalecat. Dhe si një nga vendet më të varura nga nafta në botë, vendi ka të ngjarë të goditet fort nga rënia e çmimit të naftës.
Tani vendi ka regjistruar katër raste të koronavirusit, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Afganistan
Një tjetër vend i shkatërruar nga konflikti, Afganistani ka pësuar dy dekada lufte kur SHBA e pushtoi në vitin 2001.
Tetëmbëdhjetë vjet më vonë, më shumë se gjysma e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë, dhe mbi 11 milion njerëz klasifikohen si jashtëzakonisht të pasigurt nga ushqimi nga ËFP.
Sipas shifrave të qeverisë afgane ka pasur mbi 1.000 raste të konfirmuara të koronavirusit, ndërsa numrat shfaqen të ulëta, vendi ka qasje të kufizuar në testime dhe sistemi shëndetësor ka pësuar nën dekada konflikti.
Ekziston gjithashtu frika se virusi mund të ishte përhapur pasi më shumë se 150 mijë afganë u kthyen nga Irani i goditur nga virusi gjatë muajit mars, ndërsa dhjetra mijëra të tjerë u kthyen nga Pakistani./BBC/arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...