Së paku pesë persona vdiqën nga një zjarr që shpërtheu në një fabrikë që ishte në ndërtim e sipër në Indi. Fabrika ishte e Institutit “Pune at Serum”, që është prodhuesi më i madh i vaksinave në botë, i cili po i prodhon edhe vaksinat e AstraZeneca-s dhe Universitetit të Oksfordit kundër Covid-19.
Murlidhar Mohol, kryetar i qytetit Pune të rajonit Maharashtra, tha se pesë trupa u gjetën nën rrënoja pasi zjarrfikësit e shuan zjarrin. Sipas tij, ka mundësi që viktimat të kenë qenë punëtorë të ndërtimtarisë, të cilët po punonin për ndërtimin e fabrikës.
Ky zyrtar shtoi se ende nuk dihet shkaktari i zjarrit dhe nuk është e qartë çfarë dëmesh janë shkaktuar në ndërtesë, shkruan The Guardian.
Shefi ekzekutiv i këtij prodhuesi të vaksinave, Adar Poonwala, tha se është thellësisht i pikëlluar nga vdekja e jetës së njerëzve. Sidoqoftë, ai tha se nuk do të ketë pakësim të prodhimit të dozave, sepse kompania ka fabrika të tjera të gatshme për prodhim.
Zyrtarët e kompanisë thanë se zjarri ndodhi në fabrikën ndërtimi i së cilës kishte për synim që të shtohej kapaciteti prodhues. Megjithatë, shtuan se zjarri nuk do të ndikojë në prodhimin e rreth 50 milionë dozave.
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës