Pesë të vdekur nga temperaturat e larta në Europë

20:29 | 5 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Së paku pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e temperaturave të larta në Europë.

Vala e të nxehtit e quajtur ‘Lucifer’ ka sjellë temperatura deri në 43 gradë Celsis në Europën Jugore dhe Lindore, e cila ka çuar në zjarret e ashpra të pyjeve dhe në shira të rrëmbyeshëm, transmeton portali arbresh.info

Një grua vdiq në Cortina d’Ampezzo të Italisë, të premten mbrëma pasi shiu i rrëmbyer morri përpara makinën e saj.

Dy persona tjerë 79 dhe 82 vjeç, humbën jetën në Abruzzo të Italisë, si pasojë e përfshijes nga zjarri.

Gjithashtu edhe në Rumani dhe në Poloni janë shënuar viktima.

Me temperaturat që pritet të qëndrojnë rreth 40 gradë Celsius gjatë javës së ardhshme, autoritet kanë këshilluar njerëzit që të bëjnë kujdes, të paisen me shishe uji dhe u kanë bërë thirrje personave të Kryqit të Kuq në të gjithë Europën që të  vizitojnë të pastrehët dhe të moshuarit.

Autoritetet italiane kanë lëshuar paralajmërime për rrezikun e motit për 26 qytete, duke përfshirë edhe qendrat turistike të Venedikut dhe Romës, ku shumë nga fontanat nëpër sheshet kryesore janë mbyllur për shkak të thatësirës së gjatë.

Spanja gjithashtu ka marrë masa paraprake duke lëshuar paralajmërime emergjente për temperatura jashtëzakonisht të larta në disa pjesë të vendit.

Faqja e internetit e MeteoAlarm, e cila monitoron motin, përfshiu gjithsej njëmbëdhjetë që ndodhen në rrezik ka temperaturat e larta, duke përfshirë Italinë, Spanjën, Poloninë dhe Kroacinë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme