Pesë të vdekur nga përplasja e trenave në Indinë lindore

07:46 | 17 Qershor 2024
E.H

Të paktën pesë persona kanë vdekur pasi një tren mallrash u përplas me një tren pasagjerësh në Indinë lindore të hënën, sipas një zyrtari të policisë lokale.

Kanchenjunga Express, i cili kalon midis qytetit të Kolkata dhe Silchar në shtetin verilindor të Assam, u godit nga një tren mallrash në jug të qytetit të Siliguri, raporton CNN transmeton Arbresh.info.

Ekipet e fatkeqësive kanë nxituar në vendin e përplasjes, i cili shtrihet poshtë ultësirës që çon në Darjeeling, një destinacion popullor turistik malor i famshëm për plantacionet e tij të çajit dhe pamjet mahnitëse të Himalajeve.

“Pesë pasagjerë kanë vdekur dhe 25-30 janë plagosur në aksident,” u tha gazetarëve nga vendi i përplasjes mbikëqyrësi i policisë së Darjeeling, Abhishek Roy.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme