Pesë të vdekur dhe mbi 20 të lënduar në aksident rrugor në Gjermani

08:32 | 28 Mars 2024
R J

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe mbi 20 të tjerë janë lënduar në aksidentin rrugor ku përfshihej një autobus në Leipzig të Gjermanisë.

Autobusi ishte larguar nga Berlini me dy shoferë dhe 53 pasagjerë dhe ishte nisur për në Nuremberg, rrugës për në Cyrih, konfirmoi kompania e FlixBus.

Kompania tha se aksidenti kishte ndodhur rreth orës 10:00 në autostradën A9 veri-jug nga Berlini në Mynih.

Zyrtarët në shtetin e Saksonisë thanë se mendimet e tyre ishin me viktimat. Policia tha për mediat gjermane se asnjë automjet tjetër nuk është përfshirë në aksident.

“Nuk dihen ende rrethanat e sakta të aksidentit”, tha kompania në një deklaratë, duke shtuar se shërbimi në distanca të gjata po drejtohej në emër të FlixBus.

Policia tha se helikopterët e shpëtimit dhe një numër i madh ambulancash u thirrën menjëherë në vendngjarje./rtk

Të ngjashme