Ekuadori ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në dy provinca të saj, pasi janë vrarë pesë oficerë policie.
Sulmet e rënda ndodhën në shenjë përgjigjeje për transferimin e të burgosurve në disa burgje të mbipopulluara dhe të dhunshme.
Ekuadori është një pikë transiti për drogën e destinuar për në Shtetet e Bashkuara dhe Evropën, shkruan Reuters.
Sipas presidentit ekuadorian, Guillermo Lasso, sulmet gjatë natës dhe herët në mëngjesin e së martës, duke përfshirë nëntë shpërthime në dy qytete, ishin shpallje e luftës nga bandat.
“Ajo që ndodhi mes natës së kaluar dhe sot në Guayaquil dhe Esmeraldas tregon qartë se krimi i organizuar trans-kombëtar është i gatshëm të kapërcejë çdo kufi”, tha Lasso. /euronews
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...