Pesë persona të vdekur pas fundosjes së anijes me emigrantë në brigjet greke

10:27 | 15 Dhjetor 2024
E.H

Pesë emigrantë kanë vdekur të shtunën si pasojë e fundosjes së anijes në brigjet e Kretës, ka bërë të ditur roja bregdetare e Greqisë.

Sipas saj, rreth 40 persona janë të zhdukur, ndërsa 39 tjerë janë shpëtuar.

Anija është fundosur në jugperëndim të ishullit të Kretës, kanë bërë të ditur autoritetet.

Ato janë në kërkim të të zhdukurve qysh prej fundosjes së anijes në orët e para të mëngjesit.

Mediat lokale kanë thënë se disa persona janë shpëtuar me helikopterë dhe janë në kujdes intensiv në spital./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme