Numri i rasteve me koronavirus ka kaluar shifrën 5 milionë anembanë botës, 2 muaj e gjysmë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli virusin një pandemi. Në Europë paralajmërohet rreziku i një vale të dytë epidemike.
Më shumë se 5 milionë njerëz në botë janë infektuar me koronavirusin e ri dhe gati 330 mijë prej tyre nuk i kanë mbijetuar dot sëmundjes infektive.
Bilanci u arrit në orët e para të së enjtes pasi një ditë më parë u shënua rekordi me 106 mijë të diagnostikuar të rinj me covid në më pak se 24 orë.
Dy të tretat e rasteve u raportuan nga vetëm katër vendet, si Shtetet e Bashkuara, Brazili, Rusia dhe India.
Në Europë, ndërkaq, rasti i parë u regjistrua më 24 janar, por vala e infeksionit po shkon me ngadalë drejt shuarjes.
Zyrtarët europianë paralajmërojnë për një valë të dytë të koronavirusit në kontinent.
Shefja e agjencisë së BE-së për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve thotë se nuk është ende koha për lehtësimin e masave antikovid, pasi virusi është në qarkullim dhe në bazë të të dhënave, më shumë se 85 për qind e njerëzve kërcënohen për jetën sepse nuk kanë fituar imunitet ndaj tij.
Kina, si vatra origjinale e koronavirusit, të enjten raportoi vetëm 2 raste të reja me Covid-19 në territorin e saj, duke provuar se e ka mënjanuar me sukses përhapjen e sëmundjes që nga muaji janar.
Rusia dhe Brazili kanë regjistruar rritjet më të forta të rasteve me virus në tri javët e fundit.
Ndërkohë, për bilanc vdekjesh SHBA-ja qëndron e para në botë me mbi 93 mijë jetë të humbura, ndjekur nga Britania e Madhe me 35 mijë, Italia 32 mijë, dhe Franca e Spanja me 28 mijë viktima si pasojë e koronavirusit të ri.
“O sa mirë me qenë shqiptar!”- Banorët sjellin atmosferë pat...
Shkencëtarët në Peru zbulojnë një fosil krokodili 12 milionë...
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani
Sekretari Blinken uron Shqipërinë
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, d...