Një krizë financiare zakonisht është një situatë kur kërkesa për para rritet në mënyrë të shpejtë. Deri para disa dekadash, krizat financiare ishte ekuivalente me krizat e bankave, sot ato mund të kenë formën e çfarëdo krize që ka të bëjë me paratë.
Shumë ekonomistë kanë ngritur teoritë se si zhvillohet një krizë financiare dhe si mund të përballohet. Sidoqoftë nuk ka një vijë të përgjithshme parandaluese dhe krizat financiare mbeten akoma një fenomen i rregullt. Falimentimi i një tregu në bursë është shembulli më i mirë i një krize financiare që nuk prek vetëm vendin, në të cilin ndodhet, por investitorë nga e gjithë bota që kanë investuar aty paratë e tyre.
Ka një listë të krizave financiare në gjithë botën që kanë ndodhur në hapësira të ndryshme kohore dhe që kanë tundur themelet jo vetëm të një shtetit. Disa prej krizave më të mëdha financiare në botë është ajo e naftës në vitin 1973, “E marta e zezë” e vitit 1929, kur 10 miliardë dollarë në tregun e bursës u kthyen në hi. Kjo ishte një ndër ngjarjet që shërbeu si pararendëse e “Depresionit të Madh”, përcjell Telegrafi.
Kriza e naftës
Në mes të luftës së tetorit ndërmjet Sirisë e Egjiptit kundër Izraelit, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës përdori naftën si një armë me “Embargon Arabe të Naftës” ndaj gjithë atyre që mbështetën Izraelin.
Çmimet e naftës së papërpunuar u rritën, ndërkohë që prodhimi i saj u ndërpre sidomos ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Holandës. Embargoja zgjati vetëm pesë muaj, por efektet e saj vazhdojnë dhe në ditët e sotme. Shtetet anëtare të kësaj organizate arritën një nivel mirëqenieje që të paparë ndonjëherë, ku në gjashtë javë aksionet në Bursën e Nju Jorkut humbën 97 miliardë dollarë.
E marta e zezë
Më 29 tetor 1929, 10 miliardë dollarë apo rreth 95 miliardë dollarë në vlerën e ditëve të sotshme, u kthyen në pluhur. Në vitet paraardhëse të krizës, tregu i bursës The Dow Jones po kthente në milionerë njerëz pafund. Ky lloj tregu u kthye në hobi për shumë investitorë injorantë, të cilët nuk dinin asgjë se si funksiononte tregu i bursës, por prapëseprapë ata vazhdonin të hidhnin lekët e tyre në rezervat e kompanive për të cilat nuk dinin asgjë.
Kur qeveria hyri në lojë në përpjekje për të qetësuar gjërat duke rritur shkallën e interesit, lindi gjendja e panikut. Investitorët u përpoqën të tërheqin rezervat e tyre dhe fatkeqësisht edhe bankat kishin investuar në bursë. Kjo shkaktoi Depresionin e Madh që u pasua nga gjithë bota.
E hëna e zezë
Pse e hëna e 19 tetorit 1987? Pse një shkatërrim masiv i tregut të bursës? Si u zhdukën në hiç 500 miliardë dollarë nga Bursa e Nju Jorkut? Edhe pas shumë vitesh nuk ka një përgjigje të saktë dhe të pjesërishme, sepse nuk kishte pothuajse fare shenja që të paralajmëronin atë që do të ndodhte. Cilado të ketë qenë arsyeja, tregjet botërore u tronditën rëndë. Në fund të tetorit të vitit 1987, tregu australian ra me 41.8 për qind, i Kanadasë me 22.5 për qind, i Britanisë së Madhe me 26.4 për qind. Një teori e përgjithshme ia atribuon këtë shkatërrim një programit të tregtisë së menjëhershme dhe influencës në rritje të kompjuterëve në Wall Street.
Superinflacioni gjerman
Në vitin 1914 shkalla e këmbimit të dollarit amerikan me markën gjermane ishte një me katër. Në vitin 1923 shkalla e këmbimit kishte dalë aq shumë jashtë kontrollit saqë një dollar amerikan këmbehej me një trilion marka.
Ideja e aq shumë parave nëpër duar duket e këndshme, por jo kur me to nuk blen dot as një bukë.
Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, Gjermanisë iu kërkua dëmshpërblim material për koston e luftës. Si pasojë valuta vendase humbi vlerën. Atëherë, vendi vazhdoi të shtypë para deri sa u prodhuan një mijë miliardë marka.
Superinflacioni mbaroi, por jo para se t’u shkaktonte dëme e hidhërim një gjenerate të tërë gjermane.
Kriza financiare e 2008-së
Viti 2008 do të mbahet në mend si momenti që u përshkua me një krizë financiare, e cila paraqitet një herë gjatë një shekulli. Kjo krizë shkaktoi lëkundje të papara në Wall Street, gjunjëzoi sistemin bankar dhe tronditi bursat, por solli edhe ndërhyrje radikale të qeverive.
Shenjat e para të saj u paraqitën në muajin gusht të 2007-së, por 2008-ta ishte viti i krizës së vërtetë financiare, e cila e futi ekonominë e Shteteve të Bashkuara, Evropës dhe Japonisë në recesion, për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore.
Ky vit, pos tjerash, i dha fund Wall Streetit, të atillë siç e njohim, si një nga institucionet më të mëdha financiare, që u gjunjëzua nën barrën e humbjeve të mëdha nga kreditë, gjë që nxiti rënien e çmimit të naftës. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...