Pesë kandidatë evropianë janë përzgjedhur për drejtimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), për të zëvendësuar drejtoreshën e përgjithshme në ikje, Christine Lagarde, që do të drejtojë Bankën Qendrore Europiane (BQE), sipas Ministrisë franceze të Financave.
Mes këtyre pesë kandidatëve është ministrja spanjolle e Financave, Nadia Calvino, homologu i saj portugez Mario Centeno, që është gjithashtu edhe president i Eurogrupit, paraardhësi i tij në krye të ministrave të Finanacave të eurozonës, holandezi Jeroen Dijsselbloem, numri dy aktual i Bankës Botërore, bullgarja Kristalina Georgieva dhe guvernatori i bankës së Finlandës, Olli Rehn.
Ministri francez i Ekonomisë dhe Financave, Bruno Le Maire u ngarkua nga homologët e tij europianë që të zhvillojë konsultimet për të propozuar një kandidat europian unik për drejtimin e FMN-së.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...