SHBA, Britania e Madhe dhe Franca kanë nisur një hakmarrje siç e cilësuan ata, pas përdorimit të armëve kimike nga Bashar al-Assad.
Sulmet nisën në orët e para të mëngjesit në ditën e shtunë, dhe njoftimi u dha nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Njësitët e mbrojtjes të Sirisë raportohet se kanë rrëzuar disa prej raketave, kurse ende nuk dihet për pasojat e tjera, shkruan RT.
Këto janë pesë gjërat që duhet t’i dini për bombardimet në Siri:
Cilat vende ishin synim?
Njëri nga sulmet kishte si shënjestër kompleksin shkencor në Barzeh afër Damaskut, ku pretendohej se prodhoheshim armët kimike dhe biologjike. Qeveria siriane tha se bombardimet shkatërruan një qendër edukimi dhe laboratore shkencore, por që nuk pati viktima.
Raketa u lëshuan edhe në perëndim të Homsit, ku ishte një vend me rezerva të armëve kimike. 12 raketa tjera u lëshuan në lindje të Damaskut.
Cilat armë u përdorën?
SHBA nuk specifikuan llojet e armëve të përdorura në sulme, por sipas raportimeve ato u realizuan me rakteat Tomahak. Sekretari amerikan, James Matiss tha se kanë sulmuar dy herë më shumë se në vitin 2017.
Ministria e mbrojtjes së Rusisë tha se SHBA dhe dy aletatët e saj vendosën avinoë luftarakë dhe anije, duke nisur mbi 100 raketa të lundrimit, trasnmeton lajmi.net
Arsyeja për sulmet ajrore në Siri
Koha e sulmit ka rëndësi shumë të madhe. Ajo erdhi pasi disa ekspertë të organizatës për ndalimin e armëve kimike vizituan disa lagje të Damaskut, dhe vërtetuan se armët kimike ishin përdorur atje.
Shtëpia e Bardhë tha se ka një trupë të besueshme e cila vërtetoi se armët kimike u përdorën. Më pas departamenti amerikan deklaroi se kanë edhe prova për sulmet kimike.
Rusia zyrtare vazhdimisht ka thënë se nuk ka prova që janë përdorur armët kimike.
Si reaguan sirianët?
Mbrojtja ajrore siriane bën gjithçka që mundën për ta mbrojtur vendin. Pamjet e ashpra kanë dalur edhe nëpër media që tregojnë si Siria i është përgjigjur sulmit. Ushtria ruse tha se 71 nga 103 raketat janë rrëzuar.
Damasku dënoi ashpër bombardimet, duke thënë se kurrë nuk do të përulet para sulmeve të perëndimit.
Rusia paralajmëron pasojat
Edhe pse asnjë nga raktetat nuk arriti në zonat ruse, sulmet nxitën reagimin e Moskës.
Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova tha se sulmet e tilla janë aggression terrorist.
Reagoi edhe presidenti rus, Vladimir Putin që paralajmëroi mbledhjen e Këshillit të OKB-së. /Lajmi.net/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?