Google ADS

Pesë civilë të vrarë nga shpërthimet në Siri

22:55 | 21 Qershor 2018
Arbresh.info

Të paktën pesë civilë janë vrarë e dhjetëra të tjerë janë plagosur nga një sulm i dyfishtë me bombë në qytetin veriperëndimor të Idlibit, sipas Helmetave të Bardha.

Mustafa Haj Youssef, drejtori i Helmetave të Bardha në Idlib tha për AA që një makinë bombë shpërtheu në hyrje të qytetit, transmeton portali arbresh.info.

Menjëherë pas kësaj, një motoçikletë e mbushur me eksploziv shpërtheu në zonën e njëjtë.

Tridhjetë e pesë njerëz janë lënduar nga shpërthimi, shumica prej tyre në gjendje të rëndë, ndërsa një numër ndërtesash janë dëmtuar mjaft shumë.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme