Të paktën pesë civilë u plagosën pasi një makinë bombë shpërtheu në veriperëndim të Sirisë në mbrëmje, njoftuan burimet, transmeton Anadolu Agency (AA).
Automjeti i ngarkuar me eksploziv shpërtheu në hyrje të kampit të refugjatëve Babusselam në provincën Azez, që është nën kontrollin e opozitës siriane.
Shpërthimi gjithashtu shkaktoi dëme në pronë dhe të plagosurit u dërguan me urgjencë në spitalet pranë, thanë burimet.
Forcat e sigurisë po vlerësojnë mundësinë që grupi terrorist YPG/PKK të ketë kryer sulmin.
Pesë fëmijë u plagosën të mërkurën në një sulm me makinë bombë në Afrin.
Grupi terrorist YPG/PKK, duke sulmuar nga rajonet e afërta Tal Rifaat dhe Manbij, shpesh shënjestron Jarabulus-in, Azezin, Afrinin dhe al-Bab-in.
Në fushatën e saj më shumë se 35-vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e të paktën 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.
YPG është dega siriane e PKK-së.
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja