Juria ruse ka shpallur fajtorë pesë çeçenë etnikë për vrasjen e liderit opozitar Boris Nemtsov.
Zaur Dadayev ka qëlluar ish zëvendës kryeministrin, një zë kritik i presidentit Vladimir Putin në muajin shkurt të vitit 2015 në afërsi të Kremlinit, transmeton portali arbresh.info.
Katër të tjerët kanë vepruar si bashkëpunëtorë. Grupit thuhet t’i jenë premtuar 250 mijë dollarë për të vrarë Nemtsovit. Ata kanë mohuar të gjitha akuzat.
Të afërmit e Nemtsovit kanë frikë se kushdo që ka urdhëruar vrasjen nuk do të gjendet kurrë.
Autoritetet ruse po kërkojnë ende një tjetër çeçen që thuhet të jetë pas vrasjes, Ruslan Mukhudinov. Ai besohet se ka ikur jashtë vendit.
Por avokatët për familjen e Nemtsov kanë thënë se hetuesit kanë ekzagjeruar rolin e Mukhudinov dhe se “organizatorët janë njerëz të rangut të lartë”./Arbresh.info
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...