Google ADS

Përurohet centrali i parë bërthamor në Turqi (VIDEO)

15:44 | 3 Prill 2018
Arbresh.info

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka vënë gurthemelin e centralit të parë bërthamor në Turqi, transmeton portali arbresh.info.

Presidenti Erdogan dhe Presidenti rus Vladimir Putin po marrin pjesë në ceremoninë e përurimit Akuju NPP përmes video-konferencës.

Putin po zhvillon një vizitë në Turqi, kur më vonë do të ketë një takim kokë më kokë me Erdoganin, kurse nesër do të mbahet takimi Rusi-Iran-Siri për gjetjen e një zgjidhjeje për shtetin e shkatërruar nga lufta./Arbresh.info/

Të ngjashme