Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 26 vdekje të reja duke e rritur në 300 numrin e vdekjeve nga COVID-19.
Në shtetin e Amerikës Jugore, Peru ka arritur në 300 numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 26 vdekje të reja duke e rritur në 300 numrin e vdekjeve nga COVID-19 ndërsa me 998 raste të reja është rritur në 13.489 numri i rasteve.
Ndërkohë numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 6.541.
Rasti i parë i COVID-19 në Peru u shënua më 6 mars ndërsa rasti i parë i vdekjes lidhur me koronavirusin më 20 mars.
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...