Të paktën 16 persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit të hapur nga persona të paidentifikuar drejt protestuesve në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, raporton Anadolu Agency (AA).
Persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr ndaj protestuesve që ishin në një zonë disa kilometra larg prej sheshit Tahrir.
Sipas burimeve shëndetësore, nga sulmi kanë humbur jetën të paktën 16 persona ndërsa janë plagosur dhjetëra të tjerë.
Dëshmitarët okularë theksuan se zjarri është hapur nga automjete pa targa.
Autoritetet irakian ende nuk kanë dalur me një deklaratë rreth incidentit.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...