Nata e tretë e protestave në Katalonjë ka qenë sërish e dhunshme me protestuesit dhe forcat e policisë që janë përplasur me njëri tjetrin. Bilanci flet për 50 të plagosur. Nuk ka qetësi në Katalonjë pas dënimeve të liderëve separatistë.
Në natën e tretë radhazi, me mijëra manifestues janë përplasur me forcat special të policisë në Barcelonë. Manifestuesit vendosën barrikada në rrugë, I vunë zjarrin disa automjeteve dhe hodhën objekte kundër policisë e cila iu përgjigj me gaz lotsjellës.
40 persona kanë kërkuar mjekim si pasojë e përplasjeve të dhunshme, sipas raportimeve të mediave në vend, ndërsa mbrëmjen mes të martës dhe të mërkurës të plagosurit ishin 125.
Nga Madridi kryeministri Pedro Sanches i ka kërkuar presidentit të rajonit, Quim Tora dhe anëtarëve të qeverisë së tij që të dënojnë qartë dhe pa asnjë justifikim përdorimin e forcës.
Nga ana e tij Tora u shpreh se nuk mund të lejoht kjo lloj situate e cila duhet të marrë fund menjëherë. Oriol Junkueras, ish numri dy i qeverisë së Katalonjës dhe një liderët pro pavarësisë, i dënuar për përpjekjen për ndarjen nga Franca në 2017-ën, apeloi nëpërmjet profilit në Tuiter, që protestuesit të mos bien pre e dhunës dhe provokimeve.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...