Teherani ka mohuar kategorikisht një takim të mundshëm mes presidentit irainian Rohani dhe kreut të shtëpisë së Bardhë Tramp. Sipas ministrisë së jashtme iraniane takimi mund të ndodhë vetëm pas heqjes së sanksioneve amerikane ndaj vendit
Ndërsa Irani deklaron se synon të rrisë prodhimin e uraniumit, shtetet e bashkuara të amerikës braktisin marrëveshjet dy palëshe, dhe përshkallëzohen polemikat për dronet që fluturojnë në qiejt e lindjes së mesme, presidentët Rohani dhe Tramp nuk kanë ndërmend të takohen.
Irani përjashtoi cdo mundësi për një takimi të mundshëm mes presidentit të vendit Hassan Rohani dhe kreut të shtëpisë së bardhë Donald Trump, në prag të asamblesë së përgjithshme të kombeve të bashkuara në program në Nju Jork në datat 17 deri në 27 shtator. Mundësia për rinegociimin e një marrëveshjeje të re për programin bërthamor të Iranit, e kishte shtyrë Tramp të deklaronte se nuk do të kishte asnjë problem për tu taluar me homologun e tij Iranian. Por Teherani ka bërë të qartë se një gjë e tillë nik do të ndodhë.
Ministri i jashtëm Iranian deklaroi se takimi do të ndodhë vetëm kur SHBA të heqë sanksionet e vendosura padrejtësisht ndaj vendit të tij. Ai theksoi se nuk i besonte deklaratat e Tramp pasi ato zgjasnin vetëm 24 orë.
Sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo akuzoi Teheranin për sulmet e së shtunës në impiantet saudite të nafatës, por Irani mohoi çdo gjë duke thënë se shtetet e bashkuara të amerikës duhej të kuptonin se problemet në rajon lindin si pasojë e pranisë amerikane në zonë. Dhe Kina ka reaguar në këtë situatë, me deklaratën e ministrisë së jashtme sipas të cilës është një papërgjeshmëri që të akuzohet dikush për sulmet në rafineritë saudite meqënëse hetimet vazhdojnë ende. /ABC News Albania 24/7
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...