Rritet dhe më tej frika për zgjerimin e konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit, me përfshirjen dhe aktorëve të tjerë në rajon.
Pas Hezbollahut, që herë pas here, ka lëshuar raketa në drejtim të Izraelit, është Irani ai që bën kërcënimin më të fortë dhe që mund ta bëjë konfliktin të hyjë në një fazë më të gjerë dhe më të përgjakshme.
“Nëse lufta në Gaza do të vazhdojë, atëherë ne do të na duhet të ndërhyjmë”. Është ky mesazhi më i fundit nga Teherani zyrtar, tashmë që pritet nga momenti në moment që trupat izraelite të hyjnë në Gaza.
Që nga nisja e konfliktit të shtunën e kaluar, Irani u përfol si një nga mbështetësit e sulmit të Hamasit në territorin izraelit. Ndonëse zyrtarët e vendit islamik mohuan përfshirjen e drejtpërdrejtë, ata përgëzuan terroristët për ndërhyrjen./a2cnn
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele