Google ADS

Përshëndetja që “i hoqi trurin” Donald Trumpit

21:19 | 13 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Përshëndetja e fundit e Presidentit amerikan, Donald Trump, me udhëheqësit në samitin aziatik, i është shtuar listës së gafave.

Kësaj rradhe, presidenti amerikan u hutua dhe nuk arriti të kuptonte se cilën dorë duhet të zgjaste, në mënyrë që të formonte vijën simbolike të unitetit, transmeton portali arbresh.info

Presidenti Trump ishte në Manila për ceremoninë e hapjes të Asamblesë për Konferencën e Kombeve të Azisë Juglindore.

“Lufta” e madhe filloi kur udhëheqësit botërore dhe zyrtarët e lartë u bashkuan për një “shtëngim duarsh”.

Ndërkohë që të tjerët mbanin duart në pozitën e duhur, Trump i përdori të dyja duart për të shtrënguar dorën e kryeministrit vietnamez, Nguyen Xuan Phuc, duke lënë në këtë formë “duarbosh” Presidentin e Filipineve, Rodrigo Duterte./arbresh.info/

https://twitter.com/ThisWeekABC/status/929934905676574720?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.rt.com%2Fusa%2F409701-trump-handshake-fail-photo%2F

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme