Përsëritja e zgjedhjeve në Turqi ka nxitur protesta nga kundërshtarët fitues

08:58 | 7 Maj 2019
A. B.

Trupi zgjedhor i Turqisë është kritikuar për urdhërimin e zgjedhjeve lokale të Stambollit që do të mbahen pas një fitorje opozitare në muajin  mars.

Partia e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, AK pretendonte se kishte “parregullsi dhe korrupsion” pas fitores së dobët të opozitës CHP, shkruan BBC përcjell  portali arbresh.info.

Lideri i CHP Ekrem Imamoglu i cili u konfirmua si kryebashkiak i Stambollit në prill, e quajti vendimin “të pabesë”.

Votimi, i cili do të mbahet më 23 qershor, ka ngjallur protesta në qytet.

Qindra banorë u mblodhën në disa lagje të Stambollit të hënën duke thirrur slogane anti-qeveritare.

Parlamenti Evropian gjithashtu tha se vendimi për të ri-drejtuar zgjedhjet do të përfundojë kredibilitetin e zgjedhjeve demokratike në Turqi. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme