Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier kishte planifikuar një vizitë në Kiev por e anuloi për shkak se autoritetet ukrainase e refuzuan.
Në vend të tij, ukrainasit kanë ftuar Kancelarin gjerman Olaf Scholz.
Plani i Presidenti gjerman Steinmeier ishte të udhëtonte në Kiev në shenjë solidariteti për Ukrainën.
“Isha gati ta bëja këtë, por mesa duket nuk dëshirohej në Kiev. Duhet ta mbaj parasysh këtë gjë”, tha Presidenti i Gjermanisë.
Gazeta gjermane Bild citoi burime ukrainase që thonë se Steinmeier iu refuzua vizita në Kiev për shkak të lidhjeve të ngushta që kishte mbajtur me Rusinë gjatë viteve të fundit.
Javën e kaluar, Presidenti Steinmeier pranoi se kishte gabuar në këtë qëndrim të tij me Rusinë, duke thënë se politika gjermane ndaj Moskës kishte dështuar dhe se ai ishte përpjekur për të ndërtuar ura bashkëpunimi me Putinin. /tvklan.al/
Gjermania e pamëshirshme ndaj Bosnjës, ia shënon shtatë gola
Pesë persona të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Fe...
Sfidë e zbehtë dhe pa gola në “Air Albania”, Shqipëria dhe Ç...
Arta Nitaj bëhet nënë
Xheneta, Gjestit: Nuk më intereson edhe nëse ke pasur diçka ...
Përfshihet nga flakët vendi i depozitimit të mbetjeve në Vlo...