Të paktën gjysma e popullisë së botës jeton në vende, ku ka më shumë roje private sigurie sesa policë.
Gazeta britanike “The Guardian” sjell këtë analizë mjaft interesante, sipas së cilës, në më shumë se 40 shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kinën, Kanadanë, Australinë dhe Britaninë e Madhe, ka më shumë njerëz të punësuar për të mbrotjur persona specifikë, vende apo sende, sesa oficerë policie që kanë mandatin të mbrojnë publikun e gjerë.
“The Guardian” sjell si shembull vendlindjen e saj, pikërisht Britaninë e Madhe, ku thotë se në vitin 2015 u punësuan 232 mijë roje private, në krahasim me 151 mijë policë. Tregu global për shërbime private sigurie, ku përfshihen truprojat personale, mbikëqyrja apo transporti i armatosur, tashmë vlen mbi 180 miliardë dollarë dhe parashikohet që në vitin 2020 të arrijë në 240 miliardë dollarë.
Këto shifra kalojnë bindshëm buxhetin ndërkombëtar për t’i dhënë fund varfërisë, që është 140 miliardë dollarë, apo GDP-në e 100 vendeve, përfshirë Marokun e Hungarinë. Në të gjithë botën, rojet private ruajnë qendra tregtare, komunitetet elitare të izoluara, madje edhe rrugë publike.
Ata veshin shpesh uniforma që ngjajnë me ato të policisë, e në disa vende si SHBA, Spanjë apo Itali lejohen të mbajnë edhe armë. Sipas një vlerësimi të përgjithshëm, mendohet se në të gjithë botën, më shumë se 20 milionë njerëz punojnë si roje private sigurie, më shumë sesa popullsia e Kilit apo Holandës.
Ekspertët thonë se siguria private është një fenomen kaq i zakonshëm dhe i përditshëm, saqë njerëzit as nuk e shohin më, por e marrin për të mirëqenë.
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...