Ministri i cili tha se interneti ishte shpikur mijëra vjet më parë nga indianët antikë po përqeshet.
Biplab Deb, i cili është kryeministër i shtetit veri-lindor të Tripurës, i bëri komentet në një debati publik të martën mbrëma, transmeton portali arbresh.info.
Ai përmendi një shembull nga hinduja antike Mahabharata për të dëshmuar pikën e tij, por nuk ka gjetur shumë përkrahës.
“Tripura CM Biplap Deb” është në trend në Twitter, me shumë indianë që talleshin me të.
Deb, në fakt, bashkohet me një listë mjaft të gjatë të ministrave indianë në qeverinë aktuale Hindu nacionaliste BJP – duke përfshirë kryeministrin Narendra Modi – të cilët kanë pretenduar se shumë arritje shkencore ose teknologjike të kohës së sotme u shpikën shumë shekuj më parë.
Në vitin 2014, zoti Modi tha për një mbledhje të mjekëve dhe stafit mjekësor në një spital të Mumbai-t që kirurgjia kozmetike ekzistonte në Indinë e lashtë./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...