Anthony Fauci është kthyer në fytyrën e vërtetë të shkencës në SHBA në përgjigje ndaj shpërthimit të Covid-19, transmeton arbresh.info
Ai deklaroi se nuk ka prova shkencore se virusi që është kthyer në pandemi është zhvilluar në ndonjë laborator në Kinë.
Fauci, drejtori i Institutit Amerikan për sëmundjet infektive dhe alergjike, i vuri kapakun diskutimit që ka vënë në pikëpyetje shumë njerëz gjatë një interviste për National Geographic, të hënën e 4 majit.
Nëse shikoni zhvillimin e virusit nga fillimi e deri më tani, është shumë e vështirë të thuash se mund të ishte manipuluar artificialisht ose me qëllim. Gjithçka tregon se ky virus ka evoluar në natyrë. Bazuar në provat shkencore, nuk provohet teora alternative se dikush e gjeti koronavirusin në natyrë, e solli në një laborator dhe pastaj doli aksidentalisht, prej aty”, tha Fauci.
Deklarata e Faucit bie ndesh me atë të presidentit amerikan Donald Trump i cili ditë më parë tha se kishte prova se Covid-19 u zhvillia në një laborator në Wuhan të Kinës./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...