Përplasja tregtare SHBA-Kinë, ndikimet në ekonominë botërore janë duke ardhur

21:51 | 20 Shtator 2018
Arbresh.info

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar për “viktimat” e luftës tregtare midis ekonomive më të mëdha të botës, SHBA dhe Kinës.

Huadhënësi global po vlerëson ende ndikimin e sanksioneve tregtare, por kostot ekonomike “do të shtohen shpejt”, u tha gazetarëve të enjten zëdhënësi i FMN, Gerry Rice.

Rajs tha se “në varësi të specifikave dhe mënyrës se si ata luajnë, imponimi i tarifave mund të shkaktojë një kosto të konsiderueshme ekonomike”.

Kina shtoi 60 miliardë dollarë amerikanë në listën e saj të tarifave të importit të martën si hakmarrje ndaj detyrimeve amerikane prej 200 miliardë dollarësh ndaj mallrave kineze, të cilat hyjnë në fuqi më 24 shtator.

Pekini ka paraqitur gjithashtu një ankesë në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) kundër tarifave të reja prej 200 miliardë dollarësh ndaj mallrave të saj të njoftuara nga Shtëpia e Bardhë.

Më parë, Presidenti i SHBA Donald Trump kërcënoi Kinën me tarifa të mëtejshme në rreth 267 miliardë dollarë importe nëse Pekini hakmerret kundër masës së fundit, gjë që Pekini e bëri.

Në korrik, FMN paralajmëroi Trump se një luftë tregtare mund t’i kushtojë ekonomisë globale 430 miliardë dollarë, meqë Amerika është “veçanërisht e ndjeshme”.

Administrata e Trump tha se tarifat ishin të nevojshme për të mbrojtur sigurinë kombëtare dhe pronën intelektuale të bizneseve amerikane, dhe për të ndihmuar në reduktimin e deficitit tregtar të SHBA me Kinën. Pekini ka thënë në mënyrë të përsëritur se është kundër çdo lufte tregtare, por do të hakmerret për të mbrojtur ekonominë e saj.

Në vitin 2017, SHBA-ja shënoi një deficit të mallrave prej 376 miliardë dollarësh me Kinën. Shumë mallra të importuara janë nga kompanitë amerikane, të cilët dërgojnë materiale të papërpunuara në Kinë për shkak të kostos së lirë të krahut të punës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme