Një tren pasagjerësh në një urë që lidhë ishujt qendrorë të Danimarkës është përplasur me një objekt të panjohur, duke vrarë gjashtë persona e lënduar 16 të tjerë, bën të ditur policia daneze.
Operatori i hekurudhave DSB, ka thënë për TV2 të Danimarkës që viktimat janë pasagjerë të trenit që ishte nisur nga qyteti i Odense për në Kopenhagë kur ndodhi aksidenti, transmeton portali arbresh.info.
Sipas DB, 131 pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit ishin në bord. Deri më tani kompania hekurudhore ka refuzuar të komentojë për shkaktarin e aksidentit.
Zëdhënësi i policisë Arne Gram tha se treni i udhëtarëve “goditi një objekt të panjohur”, por nuk komentoi më tej.
Ura e Madhe e Brezit, ose Storebaelt, është pjesë e urave dhe lidhjes tunel midis ishujve danezë./Arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...