Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një autobus u përplas në New South Wales, Australi.
Ky është një nga aksidentet rrugore më vdekjeprurëse në Australi në dekadat e fundit.
Aksidenti ndodhi pak pas orës 23:30 (me orën lokale) të dielën kur një autobus u përplas në një rrethrrotullim.
“Nga hetimet fillestare rezulton se kanë humbur jetën 10 persona. Njëmbëdhjetë persona u dërguan në spital me helikopter për trajtime,” tha Policia e NSW.
Shoferi i autobusit, një 58-vjeçar, u dërgua në spital nën rojen e policisë për t’u marrë në pyetje. Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e aksidentit fatal, por vendi i tragjedisë do të hetohet nga autoritetet. /abcnews.al
Australia: At least ten people killed in horror bus crash in New South Wales after coach rolls over at a roundabout on Wine Country Drive, near the off-ramp of the Hunter Expressway at Greta.https://t.co/UNJFcUvmXY
— News4Max (@news4max) June 11, 2023
Vesa Luma festoi 20 vjetorin e karrierës me një koncert të v...
Specialja: Shala duhet të paguajë 208 mijë euro për viktimat
MPB miraton vendimin për regjistrimin e fakteve të gjendjes ...
Diana shoqe me Veronën e Bucit, ndanë momente të lumtura së ...
Gresa dhe Xheneta komentojnë provokimin që ia bënë Drilonit
Kush po i bie mësysh Realit, lëndohen edhe Mbappe, Bellingha...