Përplasen trenat në Egjipt, dy të vdekur dhe 29 të lënduar

22:01 | 14 Shtator 2024
R J

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe 29 janë lënduar në një përplasje treni në Egjipt, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë së vendit.

30 ambulanca dhe ekipe mjekësore përforcuese janë dërguar në vendin e përplasjes në qytetin e Zagazig, kryeqyteti i provincës Al Sharkia, shkruan CNN.

Të plagosurit janë transferuar në spitalet e Universitetit Al-Ahrar dhe Zagazig në qytet dhe “operacionet e shpëtimit janë ende në vazhdim”.

Imazhet nga vendi i ngjarjes treguan turma njerëzish të mbledhur rreth rrënojave të trenave ndërsa po zhvilloheshin operacionet e shpëtimit.

Siç raportohet, ka pasur një aksident vdekjeprurës në sistemin e vjetër hekurudhor të Egjiptit pothuajse çdo vit për 20 vitet e fundit./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme