Përplasen metrotë në Meksikë, një i vdekur

16:30 | 11 Mars 2020
Arbresh.info

Një person ka humbur jetën dhe më shumë se 40 persona janë lënduar nga përplasja e dy trenave në sistemin nëntokësor të Meksiko Siti.

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi përplasjen, por pamjet tregojnë një nga trenat i kishte kërcyer mbi tjetrit, transmeton portali arbresh.info.

Aksidenti ndodhi në orën 23.30 të kohës lokale në stacioni Tacubaya në perëndim të qytetit.

Metroja e Meksikës është një nga më të ngarkuara në gjithë botën me 1.6 miliard pasagjerë çdo vit.

Ka 12 linja dhe 195 stacione.

Kryebashkiakja e qytetit të Meksikës, Claudia Sheinbaum tha se 25 persona ishin dërguar në spital, por që asnjë prej tyre nuk kishte pësuar lëndime serioze.

Kryqi i Kuq i Meksikës postoi foto nga pasojat e përplasjes./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme