Gjatë një fluturimi stërvitor në rajonin e Lipetsk, dy aeroplanët luftarakë Su-34 u përplasën, njoftoi transmetuesi rus i lajmeve REN-TV.
Sipas raportimeve, aeroplanët e luftës bënë kontakt me njëri-tjetrin në ajër për shkak të humbjes së kontaktit vizual, transmeton portali arbresh.info.
“Drejtuesi goditi krahun e avionit anësor tek fundi i krahut nga kabina; ndërsa përpiqeshin të largonin avionët e tyre, ata u përplasën përsëri. Në të njëjtën kohë, rrënojat hynë në motorin e njërit prej aeroplanëve”, tha burimi.
Të dy avionët arritën të ulen me sukses dhe askush nuk u lëndua. Sidoqoftë, të dy avionët pësuan dëme serioze./arbresh.info/
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...