Një pilot ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur kur dy aeroplanë ushtarakë “Hawk” u përplasën në ajër gjatë stërvitjeve në Indi.
Dy avionët e Forcave Ajrore Indiane u rrëzuan gjatë një seance provë, për një shfaqje ajrore të ardhshme.
Aeroplanët Hawk nga Skuadra e Suryakiran Aerobatic dolën jashtë trajektores, duke bërë që hunda e njërit prej tyre të godiste bishtin e tjetrit, teksa lëviznin në të njëjtin drejtim.
Aksidenti ajror ndodhi rreth orës 11:50 të mëngjesit mbi bazën ajrore Yelahanka në veri të Bengaluru në jug të Indisë përpara shfaqjes Aero India që hapet nesër në qytet.
Një nga tre pilotët vdiq, ndërsa të dy të tjerët u nxorën dhe u dërguan në spital, me një prej tyre që kishte thyer të dyja këmbët. Një civil u plagos gjithashtu nga mbeturinat në rënie, pasi avionët u përplasën ranë pranë një zone të banuar.
Një video e publikuar nga Daily Mail tregon momentin dramatik, kur aeroplanët përplasen dhe dy njerëz shihen të largohen nga mjetet fluturuese./gsh/
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...