Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i ka reaguar ashpër paraardhësit të tij, ish-Presidentit Donald Trump, pasi ky i fundit e quajti presidentin rus Vladimir Putin “gjeni”.
Në një intervistë në radio këtë javë, Trump tha se është “gjeniale” që Putini e deklaroi një pjesë të Ukrainës të pavarur.
“Putin tash po thotë: Është e pavarur, një pjesë e madhe e Ukrainës. Unë mendova ‘sa e mençur që është kjo’. Dhe tani ai do të shkojë aty dhe do të jetë një paqeruajtës”, deklaroi Trump, raporton ABCNews.
“Ai është shumë i mençur. E njoh shumë mirë. Shumë, shumë mirë”, shtoi Trump.
Pas kësaj, në një intervistë u përgjigj presidenti Joe Biden.
“E marr aq seriozisht Trumpin që thotë se Putin është gjeni, për aq sa e marr kur thotë për veten se është një gjeni stabil”, deklaroi Biden në intervistë.
“Kishim dy opsione: të fillojmë një luftë të tretë botërore, të shkojmë në luftë me Rusinë. Ose e dyta të sigurohemi se një shtet që vepron kaq shumë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar do të paguajë çmimin për këtë”, tha mes tjerash Biden./arbresh.info/
.@POTUS on Donald Trump calling Putin “savvy” and “genius” amid Russia’s invasion of Ukraine: “I put as much stock in Trump saying that Putin’s a genius as I do when he called himself a stable genius.” pic.twitter.com/H1Q1UVK8r9
— Brian Tyler Cohen (@briantylercohen) February 26, 2022
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe