Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të udhëtojë të shtunën në Izraeli, njoftoi Departamenti i Shtetit, mes përpjekjeve urgjente për të finalizuar një armëpushim në Gaza dhe marrëveshjen e pengjeve.
Vizita e Blinken vjen pas raundit fillestar të negociatave të nivelit të lartë në Doha të premten. Sipas një deklarate të përbashkët nga tre negociatorët kryesorë – Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti – SHBA paraqiti një “propozim urë” që synon të zgjidhë boshllëqet kryesore të mbetura midis Hamasit dhe Izraelit në një mënyrë “që lejon zbatimin e shpejtë të marrëveshjes.”
“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken do të udhëtojë në Izrael më 17 gusht për të vazhduar përpjekjet intensive diplomatike për të përfunduar marrëveshjen për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve dhe të burgosurve përmes propozimit urë të paraqitur sot nga Shtetet e Bashkuara, me mbështetjen e Egjiptit dhe Katarit. ”, tha në një deklaratë zëvendës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel.
“Ky propozim do të arrint enjë armëpushim në Gaza, do të siguronte lirimin e të gjithë pengjeve, do të siguronte shpërndarjen e ndihmave humanitare në të gjithë Gazën dhe do të krijonte kushtet për një stabilitet më të gjerë rajonal. Sekretari Blinken do të nënvizojë nevojën kritike për të gjitha palët në rajon për të shmangur përshkallëzimin ose çdo veprim tjetër që mund të minojë aftësinë për të finalizuar një marrëveshje,” shtoi Patel./abcnews.al
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I