Google ADS

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Trump: Të hënën do të dal nga spitali

22:15 | 5 Tetor 2020
Arbresh.info

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se do të largohet nga spitali të hënën pas qëndrimit katër ditor në spital pas infektimit me COVID-19.

Vetëm pak minuta para takimit me mjekët e tij, Trump bëri një postim në Twitter duke treguar se do të largohet nga spitali dhe se po ndjehet shume më mirë.

Por gjendja shëndetësore e tij vazhdon të mbetet një pikëpyetje, shkruan BBC.

Arbresh.info transmeton se numri i vërtet i të infektuarve në Shtëpinë e Bardhë vazhdon të mbetet i paqartë.

“Ndjehem vërtet mirë!” shkroi Trump në postimin e tij në Twitter.

“Mos ke frikë nga COVID. Mos e lejo të dominoj në jetën tënde. Ne kemi krijuar, nën administratën Trump, disa ilaçe të shkëlqyera. Ndjehem më mirë se para 20 viteve!!”

Sipas të dhënave nga Universiteti i Johns Hopkins, deri më tani janë shënuar 7.4 milionë raste dhe 210,000 viktima nga koronavirusi në Amerikë.

Deri më tani 12 persona të afërt me presidentin Donald Trump janë rezultuar pozitiv me koronavirus./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme