Krahas kryeqytetit të Venezuelës, Karakas, është përmirësuar pothuajse në të gjithë vendin energjia elektrike e ndërprerë në vend e cila ka lënë vendin në errësirë që nga 7 marsi e deri më tani, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në vend kanë rinisur punën, zyrat shtetërore, fabrikat, qendrat tregtare të cilat ishin të mbyllura që nga e premtja e kaluar si dhe metroja e Karakasit e cila nuk përdorej që nga e mbrëmja e të enjtes së kaluar.
Ndërkohë bëhet e ditur se nesër do të rinisë mësimi për nxënësit edhe në institucionet arsimore të cilat u mbyllën bashkë me zyrat shtetërore pas ndërprerjes së energjisë elektrike.
Bëhet e ditur se ka nisur të sigurohet ujë për disa nga rajonet të cilat ishin të privuara nga ujësjellësi i Karakasit ndërsa herë pas herë ka edhe ndërprerje të energjisë elektrike në lagjet të cilat janë furnizuar së fundmi me energji.
Po ashtu edhe disa banka për shkak të problemeve me energjinë elektrike vazhdojnë të ofrojnë shërbim me orë të kufizuara.
Të enjten e javës së kaluar 22 nga 23 rajone të Venezuelës mbetën në errësirë, por përveç kësaj u regjistrua ndërprerje edhe në linjat e telefonave dhe të internetit në vend.
Qeveria e Venezuelës kishte njoftuar se ndërprerja e energjisë elektrike e cila ka lënë vendin në errësirë është shkaktuar si pasojë e një sulmi kibernetik të ndërmarrë ndaj Centralit Elektrik “Guri” i cili siguron energjinë elektrike në pjesën më të madhe të vendit.
Ndërsa opozitarët kanë pretenduar se kjo ndërprerje është shkaktuar si pasojë e mos rinovimit të infrastrukturës dhe mos punësimit të personave të kualifikuar ku dhe për këtë situatë akuzojnë qeverinë dhe presidentin Maduro.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...