Përmbytjet e shpejta në provincën jugore Fars të Iranit kanë vrarë të paktën 21 njerëz pas reshjeve të mëdha të shiut, raportuan mediat shtetërore më 23 korrik.
Përmbytjet goditën disa qytete dhe fshatra pranë qytetit të Estahbanit, ku reshjet e rrëmbyeshme rritën nivelin e lumit Roudbal, tha një zyrtar lokal.
Sipas guvernatorit të qytetit, Yousef Karegar, ekipet e shpëtimit arritën të shpëtojnë 55 persona, të cilët ishin bllokuar nga përmbytjet e shpejta, por të paktën edhe gjashtë persona janë ende të zhdukur.
Irani është përballur me thatësira të përsëritura gjatë dekadës së fundit, por edhe përmbytje të rregullta.
Në vitin 2019, përmbytjet e mëdha në jug të vendit vranë të paktën 76 njerëz dhe shkaktuan dëme të vlerësuara në më shumë se 2 miliardë dollarë.
Në provincën Fars, një përmbytje e shpejtë shkaktoi vdekjen e 44 personave në mars 2018. /rel/
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...