Google ADS

Përmbytjet vdekjeprurëse në Libi, rrugët janë mbushur me kufoma

20:35 | 12 Shtator 2023
E.G

Të paktën 2200 njerëz janë vrarë nga përmbytjet shkatërruese në qytetin lindor të Libisë Derna, sipas agjencive dhe zyrtarëve ndërkombëtarë.

Sipas Mohammad al-Khabisi, drejtori i Spitalit Wahda, 1700 njerëz vdiqën në një nga rrethet e qytetit Derna dhe 500 në një qytet tjetër. Kryqi i Kuq ka frikë se numri përfundimtar i viktimave do të jetë shumë më i lartë pasi 7,000 banorë janë lënduar dhe më shumë se 10,000 janë të zhdukur.

Imazhet e shpërndara nga videot në mediat sociale janë dramatike pasi dhjetëra trupa janë shpërndarë në rrugët e qytetit, i cili u rrafshua nga shembja e dy digave. “Rrugët janë të mbushura me të vdekur”, thonë banorët e qytetit që i mbijetuan fatkeqësisë./abcnews.al

Lexo edhe:

Rreth 10 mijë njerëz të zhdukur nga përmbytjet në Libi

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme