Të paktën 188 persona kanë vdekur nga përmbytjet që nga marsi në Kenia, sipas një raporti të ri të publikuar nga ministria e turizmit sot, pasi vendi afrikan vazhdon të goditet nga shirat e rrëmbyeshëm.
Që nga fillimi i sezonit të shirave, reshjet e dendura, të intensifikuara nga fenomeni klimatik El Nino, kanë shkaktuar përmbytje, duke shkatërruar rrugë, ura dhe infrastrukturë të tjera.
Gjithashtu, 125 persona janë lënduar dhe 90 të tjerë rezultojnë të zhdukur, ndërsa 165 mijë persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Ndërkohë, dhjetëra njerëz humbën jetën të djelën pas shembjes së digës.
Sipas ministrisë së brendshme, 52 trupa janë gjetur dhe 51 persona janë ende të zhdukur pranë Mai Mahiu në luginën Rift, rreth 60 km nga kryeqyteti Nairobi.
Disa vende të tjera në Afrikën Lindore po përballen me efektet shkatërruese të stinëve të shirave që janë intensifikuar nga fenomeni El Niño.
Në Tanzani, të paktën 155 njerëz kanë vdekur nga përmbytjet ose rrëshqitjet e dheut./abcnews.al
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...