Përmbytjet e rënda në Venecia, që kanë lënë pjesën më të madhe të qytetit italian nën ujë, janë rezultat i drejtpërdrejtë i ndryshimit të klimës, thotë kryetari i qytetit.
Nivelet e larta të ujit në rajon në më shumë se 50 vjet , do të lejnë një shenjë të përhershme, tha ai përmes mediave sociale, transmeton portali arbresh.info
Ai ka shtuar se ‘ka ardhur koha që qeveria të dëgjojë, sepse efektet e ndryshimit të klimës do të kenë pasoja shumë të larta’.
Ujërat në Venecia arritën kulmin në 1.87m (6ft), sipas qendrës së monitorimit të valëve. Vetëm një herë që filluan regjistrimet zyrtare në vitin 1923, niveli ishte më i lartë, duke arritur në 1.94 m në 1966.
Imazhet e mëposhtme tregojnë qytetin turistik të mbuluar nga uji.
Bazilika e Shën Markut u përmbyt për herë të gjashtë në 1200 vjet, sipas të dhënave të kishave. Pierpaolo Campostrini, një anëtar i këshillit të Shën Markut, tha që katër prej këtyre përmbytjeve kishin ndodhur tani brenda 20 viteve të fundit.
Qyteti i Venecia është i përbërë nga më shumë se 100 ishuj brenda një lagune larg bregdetit veri-lindor të Italisë.
Përmbytjet e fundit kanë shkaktuar dy viktima.
Kryetari i Venecias ka theksuar se dëmi është i madh dhe se ai do të deklarojë gjendjen e emergjencës, ndërsa ka shtuar se kërkon ndihmë nga qeveria pasi ‘situata është dramatike’.
Ai gjithashtu u ka bërë thirrje njerëzve dhe bizneseve që të shpërndajnë fotografi nga dëmtimet që u janë bërë./arbresh.info/
OBSH: Izraeli synon sistemin shëndetësor në Gaza
Në Shqipëri konfirmohen raste me Murtajën Afrikane të Derrav...
ATK-ja mblodhi gati 1 miliard euro të hyra sivjet, kontribuu...
Përurohen sportelet digjitale në Klinikën e Kirurgjisë në QK...
Enis Bardhi po i bashkohet gjigantit kroat
Hovenier: Kosovë, gjithmonë do të kesh një vend të veçantë n...