Qyteti i Montrealit ka deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme pasi ujrat pas shirave të rrëmbyeshëm kanë goditur qytetin që nga dita e premte.
Sipas zyrtarëve këto janë përmbytjet më të mëdha në dekada, transmeton portali arbresh.info.
Gjendja e jashtëzakonshme do tu jep hapsirë më të madhe zjarrfikësve për të luftuar përmbytjet dhe do të jetë në fuqi për 48 orë.
Në të gjithë provincën kanadeze të Quebec, 126 komuna tani konsiderohen pjesë e zonave të përmbytjeve, dhe numri i shtëpive të goditura nga përmbytjet është në mijëra, njoftoi të dielën CBC News.
Në Montreal, qyteti më i populluar i provincës, 221 persona janë përmbytur nga shtëpitë e tyre, duke nxitur kryetarin Denis Coderre që t’u kërkojë banorëve që të pajtohen me urdhrat e evakuimit, thanë zyrtarët./Arbresh.info
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...
Haradinaj beson në lirimin e bashkëluftëtarëve që po gjykohe...
Një bullgar i akuzuar për spiunazh për Rusinë “kishte diskut...
Xheneta ngacmon Drilonin teksa pastronte në kuzhinë, pastaj ...
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...